Po Elvana Gjata ç’ne me makinën e miliarderit të njohur rus?!

Mediale Vip

Po Elvana Gjata ç’ne me makinën e miliarderit të njohur rus?!

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 15:29
Elvana Gjata

Në eventin e organizuar nga “Class” këtë të shtunë, Elvana Gjata tërhoqi jo pak vëmendje me veshjen që kishte zgjedhur, duke sjellë direkt nga pasarelat kombinimin e krijimit të stilistes italiane Alberta Ferreti.

Duket se veshja nuk ka qenë i vetmi detaj  me të cilën Gjata ka tërhequr vëmendjen atë ditë, pasi jo pak ka kthyer koka edhe automjeti luksoz  me të cilin këngëtarja mbërriti në event.

Dosja.al ka zbuluar se makina luksoze e tipit “Benz” nga i cili zbriti këngëtarja e hitit “Mike” i përket një prej bilionerëve më të njohur rus, Ziyad Manasir emër i cili ishte i gdhenur në makinën nga ku zbriti Gjata.

“Ziyad Manasir,”- shkruhet me ngjyrë të bardhë buzë derës së pasme të mjetit luksoz në ngjyrë të zezë.

Ziyad Manaseer (Manasir) është CEO i “Manaser Group”, një kompani që ka zënë vend në fushën e ndërtimeve, rikonstruktimeve dhe të karburanteve, si një prej më cilësoreve.

Manaseer njihet edhe si një olikarg rus dhe është listuar nga revista “Forbes“, në vitin 2015 krah bilionerëve me një pasuri prej $1.1Bilion.

Nuk dihet se si Elvana e ka siguruar automjetin, por duke patur parasysh që këngëtarja është e fejuar me Ervin Matën, i njihur si biznesmen shqiptar, nuk përjashtohet fakti që të kenë qenë i fejuari ai që i ka siguruar partneres së tij makinën luksoze.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat