Shoku i skuadrës tek Zvicrra, i bën dhuratë të bukur vajzës së Granit Xhakës

Mediale Vip

Shoku i skuadrës tek Zvicrra, i bën dhuratë të bukur vajzës së Granit Xhakës

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 23:50
Granit Xhaka dhe gruaja e tij Leonita

Para pak ditësh, futbollisti shqiptar Granit Xhaka dhe gruaja e tij Leonita janë bërë prindër të një vajze, duke provuar për herë të parë ndjenjën e të qenurit prind.

Ata kanë zgjedhur që ta pagëzojnë vajzën me emrin Ayna.

Pak ditë pas lindjes, Ayna e vogël ka pranuar dhurata të ndryshme.

Një dhuratë të bukur ja ka bërë edhe shoku i skuadrës së Granitit në kombëtaren zvicerane, Ricardo Rodriguez i cili gjithashtu luan në ekipin AC Milan.

Këtë e ka bërë të ditur Leonita përmes një InstaStory, duke falënderuar Ricardon për këtë dhuratë dhe kujdesin që ka treguar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat