Nuk bëri dedikim për ditëlindjet e të atit, Lori Hoxha-fansit: “Urimi nuk do ta ndryshojë dhimbjen time…ju nuk e dini çfarë po kalon ky njeri”

Mediale Vip

Nuk bëri dedikim për ditëlindjet e të atit, Lori Hoxha-fansit: “Urimi nuk do ta ndryshojë dhimbjen time…ju nuk e dini çfarë po kalon ky njeri”

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:02
Lori Hoxha

Dritan Hoxha, themeluesi i Top Media ndërroi jetë 11 vite më parë dhe nëse do të ishte gjallë sot do të mbushte 51 vjeç. Vajza e tij e madhe Lori, nuk ka zgjedhur të shkruajë asnjë dedikim në llogarinë e saj në Instagram dhe kjo ka bërë që një prej ndjekësve t’ja vërë në dukje.

“…Një dedikim për atë të cilin jemi të gjithë mirënjohës, Tanin duhet ta bëje në ditëlindjen e tij 16 tetor…”,-shkruan komentuesi.

25-vjeçarja ka pasi është menduar ka zgjedhur që përgjigjen dhe ndjenjat e saj t’i bëjë publike nëpërmjet një mesazhi të ndarë pak minuta më parë. Me fjalë prekëse, që shprehin dhimbjen, mallin dhe mungesën e bija e të ndjerit i përgjigjet kështu komentuesit.

“Një mendim i orëve të vona që do të doja ta ndaja! Jo gjithçka që unë bëj apo edhe ju duhet të jetë në mediat sociale. Thjesht sepse unë nuk postoj diçka, nuk do të thotë se unë nuk e bëj/ shoh/ ndjej/ apo përjetoj atë. Të qënit në vëmendjen e publikut për kaq shumë kohë më ka bërë mua të mësojë dhe kuptojë se çfarë është në zemrën time, duhet të qëndrojë larg atyre që nuk janë në zemrën time.

Ne jemi mësuar të shohim çdo urim për lindje, ditëlindje të mamasë, babait, mikeshës së ngushtë në Instagram, saqë kemi filluar të bazojmë dhe gjykojmë çdo marrëdhënie pikërisht nisur ose nga mungesa e një urimi online.

Edhe unë kam qenë një prej këtyre njerëzve gjithashtu, dhe nëse ju shqetësoheni për këtë, ju lutem bëni një hap dhe vlerësoni jetën tuaj. Unë e dua motrën time njësoj edhe pse nuk e urova atë kur solli në jetë djalin, të bukurin tim Roman. Unë isha aty në krahun e saj duke ia bërë ASAJ të ditur, jo botës. Unë gjithashtu e di se sot do të ishte ditëlindja e babait tim. Ai do të mbushte 51 vjeç sot dhe është viti i 11-të që unë nuk i dhuroj atij puthjen e ditëlindjes. A do të ndryshonte diçka nga këto nëse do të postoja diçka për këtë?

Vetëm perceptimi juaj, jo dhimbja ime. Unë jetoj me kujtimin e tij çdo ditë ndaj ju lutem mos merrni kohë nga dita juaj për të bërë dikë tjetër të ndihet keq. Ju nuk e dini se çfarë është duke kaluar ky njeri, kini kujdes! Mos i lini rrjetet sociale të ngatërrohet me ndjenjat tuaja. Ne jemi të gjithë njerëz, nga ana tjetër e ekranit!”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat