Nënë e dy fëmijëve; Laura Vorpsi bën daljen e rrallë publike dhe nuk mund të ishte më e bukur se kaq!

Mediale Vip

Nënë e dy fëmijëve; Laura Vorpsi bën daljen e rrallë publike dhe nuk mund të ishte më e bukur se kaq!

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 15:24
Laura Vorpsi

Ndonëse ajo është larguar prej kohësh nga ‘prozhektorët’ mediatikë, duke shijuar jetën private e atë akademike larg syrit kureshtar të publikut, emri Laura Vorpsi ende vijon të zgjojë interes, madje shumë interes.

Tashmë nënë e dy fëmijëve, ish-zëdhënësja bukuroshe e Partisë Demokratike gjithmonë e më tepër po preferon që daljet publike t’i ketë të rralla, e po ashtu rrjetet sociale për Vorpsin janë tejet private.

Mesditën e së mërkurës, politikiania Grida Duma prezantoi librin e saj më të ri të titulluar “Koha për politikë”, ku ndër të ftuarit ishte prezente edhe Laura Vorpsi, e cila duket se nuk ka mundur të refuzojë ftesën e mikeshës së saj të politikës.

Bordo mundi të fotografojë Vorpsin, e dila ndonëse ka vetëm disa muaj që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, 32 vjeçarja duket në formë perfekte fizike.

Me flokët e zinj të gjatë hedhur supeve, e me një grim të kuruar Laura kishte zgjedhur një kostum në ngjyrë shampanje, të përbërë me pantallona, një xhaketë të hollë të gjatë e kanotjere në po të njëjten ngjyrë.

‘Look-un’ e këtij eventi pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë e kishte përfunduar me një palë këpucë ‘stiletto’ të zeza dhe një rrip Hermes.

E hijshme sa më s’ka me siguri Laura i ka kthyer disa koka mbrëmë në atë event.

Laura Vorpsi është e martuar me Theodhori Cami dhe dyshja janë prindër të dy fëmijëve Krisa 3 vjeç dhe djali i cili erdhi në jetë më 17 shkurt 2019.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat