Jennifer Aniston sapo theu një rekord botëror; dhe nuk ka të bëjë me aktrimin!

Mediale Vip

Jennifer Aniston sapo theu një rekord botëror; dhe nuk ka të bëjë me aktrimin!

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 18:18
Jennifer Aniston

Ishte ndër të paktë personazhë të njohur që ende nuk e kishte një llogari në rrjetin social Instagram, dhe këtë të martë Jennifer Aniston vendosi t’i bashkohet ‘komunitetit’ të rrjetit social. .

Foto e parë që aktorja e njohur e Hollywood postoi ishte një selfie me ish-kolegët e serialit “Friends”; Lisa Kudrow, Courteney Cox, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Matthew Perry.

Lajmi se Aniston hapi një llogari personale në Instagram ‘mori dhenë’ dhe vetëm në pak minuta aktores ju shtuan miliona ndjekës nga e gjithë bota, aq sa orët e para të aktivizimit të llogarisë, instagrami u ‘ç’akordua’, duke mos marrë asnjë komandë.

Dhe ja tek është instagrami i Jennifer Aniston, që sot vetëm dy ditë pas aktivizimit numëron 11.5 milion ndjekës, duke thyer kështu një rekord botëror.

Guinness World Records raportuan se 50 vjeçarja theu rekordin për llogarinë në Instagram që arriti një milion ndjekës në kohën më të shkurtër. Aniston i mblodhi aq fansa për pesë orë e 16 minuta.

Ky rekord më parë mbahej nga profil zyrtar në Instagram i Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Princ Harry dhe Meghan Markle. Ata arritën një milion ndjekës në prill, për pesë orë e 45 minuta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat