Kylie Jenner dhe Travis Scott ka pak kohë që i dhanë fund lidhjes.
Kylie Jenner dhe Travis Scott përfunduan romancën, duke mos treguar arsyet e kësaj ndarjeje.
Por, fansat e tyre janë të bindur se çifti janë ribashkuar sërish, kjo për shkak se veprimet e Kyliet e tregojnë këtë gjë.
Modelja ka postuar së fundi një video, në të cilën shfaqi vajzën, Stormi, e cila po dëgjonte një këngë të Travisit.
“Babai po këndon”, thoshte ajo, teksa Kylie tentonte t’i thoshte se nuk është babai por nëna.
“Vajza e babait”, është mbishkrimi që Kylie ia ka lënë videos.