“Ke dy vite jetë në skenë”, Aurela Gaçe rrëfen tmerrin e disa viteve më parë

Mediale Vip

“Ke dy vite jetë në skenë”, Aurela Gaçe rrëfen tmerrin e disa viteve më parë

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 12:17
Aurela Gaçe

Aurela Gaçe gëzon zërin dhe karrierën që ka sot falënjë regjimi strikt që i është dashur të mbajë disa vite më parë. E ftuar në emisionin e ri në Vizion Plus “Këndo këngën time”, këngëtarja ka rrëfyer një episod aspak të këndshëm dhe që e ka frikësuar vërtet.

Këngëtarja rrëfeu se në fillimet e karrierës së saj kishte gabuar me mënyrën se si punonte me zërin e saj, gabim ky që mund t’i kushtonte asaj të ardhmen dhe karrierën. Ylli imuzikës i tregoi drejtuesit të emisionit, gazetari Ardit Roshi, se nëse ajo nuk do t ëkishte marrë udhëzimet dhe mjekimet e duhura asokohe, e sigurt që tani nuk do ta shihnim në skenë.

“Kam shkuar dhe jam vizituar tek një nga mjeket më në zë, e cila kujdeset për të gjithë këngëtarët e Brodway-t dhe të gjithë spikerët më në zë. Kur kam shkuar tek doktoresha më tha kështu: “Sa këngë këndon?” I thashë: “Jo, ne nuk këndojmë me këngë, ne e kemi me orë.

I thërrita vetes dhe aty kam pasur frikën më të madhe se mos unë nuk do të mundesha më të dilja më në skenë. Më tha: “Ose do të stoposh tani dhe do të bësh këtë që të them unë, ose ti edhe dy vjet jetë ke në skenë artistikisht”.

Aty thashë “do bëj çfarë të duash ti”. Stopova tre muaj. Dy javët e para më ka mbajtur me ilaçe,  tre muaj nuk kam kënduar absolutisht, me ditë të tëra nuk kam folur. Më ka pyetur mjekja “Sa shumë e do muzikën?”.  I kam thënë: “Eshtë baraz me jetën time. S’do të mund të jetoja, nëse s’do të këndoja”. Që nga ai moment, në mënyrë sistematike, unë stërvitem për zërin tim.”- ka rrëfyer këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat