Kate Middleton dhe Williams i ndodh e papritura në udhëtimin në Pakistan

Mediale Vip

Kate Middleton dhe Williams i ndodh e papritura në udhëtimin në Pakistan

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 14:59
Kate Middleton dhe Princ William

Dukesha Kate Middleton dhe Princ William janë duke zhvilluar turin e tyre disa ditorë në Pakistan.

Por jo çdo gjë ka shkuar vaj për çiftin mbretëror pasi sipas mediave ata kanë kaluar momente paniku për shkak të kushteve atmosferike me të cilat u përballë avioni i tyre përgjatë udhëtimit që çifti kishte planifikuar të realizonte.

Delegacioni dhe çifti mbretëror u përpoqën të fluturonin drejt kryeqytetit pakistanez të enjten mbrëma, por u detyruan të ktheheshin përsëri në qytetin e Lahore pasi stuhitë e tmerrshme elektrike goditën avionin e tyre Airbus A330 RAF Voyager.

Për shkak të motit të keq, rruga e tyre ka zgjatur dy orë kur pritej të zgjaste vetëm 21 minuta. Për të qëndruar të sigurt, dyshja kanë vendosur ta shtyjnë udhëtimin për ndonjë ditë tjetër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat