Rina Balaj u largua prej keqkuptimeve me On Records? Flet menaxheri: Këta artistë si ka njohur askush

Mediale Vip

Rina Balaj u largua prej keqkuptimeve me On Records? Flet menaxheri: Këta artistë si ka njohur askush

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 15:55
Rina Balaj

Ka disa ditë që përflitet për “zhdukjen” e këngëtares Rina Balaj. Ajo mbylli rrjetet sociale dhe më pas u tha se kishte keqkuptime me menaxherin e kompanisë diskografike “On Records”.

Menaxheri Met Elshani ka reaguar për këtë duke thënë se nuk ekziston një gjë e tillë.

Ndër të tjera, ai shtoi se artistët e tjerë që janë larguar nga kompania dhe vetëquhen “selfmade”, e kanë gabim.

Sipas tij, ata nuk i njihte askush dhe fituan famën falë punës së On Records.  

“Hajde rren hajde. Rina bën pauzën me kërkesë të saj për arsye personale dhe ne ja kemi aprovuar dhe ka derën hapur te “On Records” kur të vendosë të merret prap me muzikë. Leni këto gënjeshtra. On Records ka zbuluar dhe ka ngritur talenta të cilët sot fitojnë qindra mijëra euro, mos u mundoni me nxjerr On Recordsin si të keq sepse është e kundërta. Këta artistë që si ka njohur askush ja kanë parë hajrin On Recordsit dhe sot i shjojnë benefitet që i kanë cdo ditë falë nesh e kush don me qenë mirënjohës mirë, kush don me thon I’m Selfmade, NO YOU ARE NOT”, shkruajti Meti në Instagram.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat