Gisele Bündchen, kopje e nënës së saj

Mediale Vip

Gisele Bündchen, kopje e nënës së saj

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 19:37
Gisele Bündchen

Tash e dimë se prej nga i ka marrë gjenet “e supermodeles” Gisele Bündchen.

Bukuroshja 39 vjeccare nga Brazili ka ndarë me fansat e saj një fotografi në Instagram ku ka bërë krahasimin e një fotografie të saj dhe të nënës Vania Nonnenmacher, kur të dyja ishin shumë të reja në moshë.

Në fakt, nëse sheh të dyja fotografitë ngjashmëria është aq e madhe sa të lë gojëhapur.

“Unë dhe nëna, kur ishim të reja. A mendoni se ngjajmë?”, ka shkruar supermodelja e njohur poshtë fotografisë ku edhe e ka shtuar një emotikon zemër dhe e ka përkthyer pyetjen edhe në gjuhën portugeze.

Në muajin shtator të vitit 2018, nënë e bijë së bashku kanë pozuar për kopertinën e revistës Vogue të Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat