Adriatik Bejko lajmëron klipin e ri me titull “Shoqëria”

Mediale Vip

Adriatik Bejko lajmëron klipin e ri me titull “Shoqëria”

Nga: Maksim Gjokaj Më: 19 tetor 2019 Në ora: 15:08
Adriatik Bejko

Vetëm pak kohë më parë këngëtarin Adriatik Bejko e kemi parë në shkrime apo intervista të ndryshme ku deklaronte se do të vinte shumë shpejt me këngë të reja.

Në Maratonën e këngës ai erdhi me një këngë të realizuar posaçërisht për atë organizim muzikor dhe u shpreh se shumë shpejt do vinte me një tjetër këngë të shoqëruar me klip.

Këngëtari dhe muzikanti Bejko e mbajti fjalën dhe sot ka lajmëruar edhe ardhjen e klipit me titull “Shoqëria” përmes publikimit të comin soon-it të tij. Me tekst të Pandi Laços, muzikë të De Vox, back vokal nga Aurel Thëllimi dhe videoklip të realizuar nga Daniel Dervishi/DS Studio, Adriatiku duket se ka realizuar një projekt mjaft të arrirë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Gati per pak dite miq.

A post shared by Adriatik Bejko (@adriatik_bejko) on

Për pak ditë publikohet edhe klipi dhe ne presim realizimin përfundimtar të tij ju mund të shihni pak sekuenca nga klipi në videon më poshtë dhe ndërkohë mund edhe të ndiqni këngëtarin në instagramin e tij.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat