Victoria bën shaka kur e pyesin për jetën seksuale me Davidin

Mediale Vip

Victoria bën shaka kur e pyesin për jetën seksuale me Davidin

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 16:07
Victoria Beckham dhe David Beckham

Victoria Beckham thotë se është me fat që ka një bashkëshort inspirues si shpirtin e saj binjak.

Ajo u kurorëzua me bashkëshortin e saj, David Beckham 20 vite më parë, shkruan DailyMail.

Victoria Beckham duket shumë e dashuruar sa herë që e përmend se është me fat se ka shpirt binjak ish-futbollistin.

Gjatë një bisede në The View, stilistja, 45 vjeçe, diskutoi martesën e saj me Davidin të cilin ajo e përshkroi si një burrë të mrekullueshëm dhe bëri shaka për jetën e tyre seksuale.

Kur u pyet nga prezantuesja e emisionit Joy Behar, se sa kohë ka që janë bashkë, Victoria, e cila festoi përvjetorin e martesës në korrik, tha ’20 vjet, mund ta besosh’.

Duke iu referuar dukjes së bukur të Davidit, i cili më parë e kishte fituar çmimin “Mashkulli më seksi”,  Joy me shaka e pyeti “Pra, çfarë ju tërhoqi tek ai?”.

Victoria u përgjigj “Ju e dini qartë se ai është jashtëzakonisht i mirë, por David është burri më i mrekullueshëm dhe babai fantastik dhe një frymëzim i vërtetë për të gjithë ne, ai është duke punuar shumë. Unë jam me fat që e kam atë si shpirtin tim binjak”.

Duke e pyetur Victoria për themelet e marrëdhënies së tyre, Joy tha: ‘Duhet të jesh mik me dikë pas shumë vitesh së bashku, sepse seksi, eh …’.

Victoria duke përmendur me shaka jetën sekusale, reagoi me “Mos u shqetëso për këtë”.

Beckhamët u martuan në një ceremoni spektakolare, që kishte kushtuar 800,000 funte.

Martesa e tyre erdhi kur David sapo kishte fituar ngadhënjimin me Manchester United dhe Victoria ishte një ikonë globale me Spice Girls.

Dasma e tyre e shumëpritur e dasmës u zhvillua në 4 korrik në një ceremoni ekstravagante.

Victoria dhe David kanë katër fëmijë së bashku, Brooklyn, 20, Romeo, 17, Cruz, 14 dhe Harper, tetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat