Nicki Minaj deklaron se është duke bashkëpunuar me Adele, pastaj e demanton veten

Mediale Vip

Nicki Minaj deklaron se është duke bashkëpunuar me Adele, pastaj e demanton veten

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 18:17
Nicki Minaj

Mediat amerikane janë duke raportuar për një shaka “pa shije” të Nicki Minaj, e cila kishte deklaruar se është duke bashkëpunuar me Adele.

Mirëpo, siç transmeton CNN, ajo më pas e ka përgënjeshtruar këtë pohim të sajin duke thënë se nuk do të ketë bashkëpunim mes tyre.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Entertainment Tonight të martën, ajo deklaroi se është duke realizuar një projekt të ri muzikor me Adele.

“Adele më ka lutur që të mos i them askujt se po punoj me të dhe se tashmë e kemi xhiruar klipin. Do të jetë një hit epik”, kishte deklaruar Minaj.

Mirëpo, pasi fansat kishin filluar të shkruanin në rrjetet sociale për këtë, ajo ka sqaruar se është fjala për një shala.

“O Zot. Kam menduar se të gjithë mund ta kuptonin se jam sarkastike”, ka shkruar reperja në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat