Duda tash e disa vite jeton në qytetin e Liverpoolit.
Duda pak minuta më parë ka publikuar një foto nga lagjja e tij në Liverpool, ku jeton tash e disa vite në qytetin e ‘Beatles’.
Reperi në postimin e bërë shihet pranë stadiumit të kampionëve evropian, dhe për kundër faktit që slogani i ‘The reds’ është ‘Ju kurrë nuk ecni vetëm’, ai ka lënë mbishkrimin ‘Unë qëndroj i vetëm dhe bëj punët me skuadrën time’.
Ndryshe, Duda gjatë verës kishte publikuar këngën ‘Ski sen’ e cila tani numëron mbi një milion klikime në platformën e Youtubes.