“Vjen së shpejti”, një video e shkurtër e bashkëpunimit ndërmjet Getit, Onatit, Bluntit dhe Real 1

Mediale Vip

“Vjen së shpejti”, një video e shkurtër e bashkëpunimit ndërmjet Getit, Onatit, Bluntit dhe Real 1

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 23:00
Foto

Lajmi për një bashkëpunim ndërmjet liderit të BabaStars, Getoar Selimi dhe pjesëtarit tjetër, Onar, me Shaolin Gang të përbërë, nga DJ Blunt dhe Real 1, është mirëpritur nga fansat e tyre.

Lajmin për këtë bashkëpunim të yjeve të njohura të skenës së hip-hopit shqiptar, e konfirmoi ditë më parë menaxheri i BabaStars, Dekorim Sahiti.

Ndërsa tash në rrjetet sociale është publikuar një fragment i shkurtër nga videoja muzikore që pritet të vijë në ditët në vijim.

“Vjen së shpejti”, është përshkrimi i videos së publikuar në profilin e Getit në Instagram, ndërsa Shaolin Gang kanë shkruar: “Babat po vijnë, tmerri i reperave”.

Reperët nga Kosova kanë sjellë projekte të suksesshme muzikore gjatë këtij viti, ndërsa bashkëpunimi mes tyre pritet me kërshëri nga fansat e tyre. 

 

 

View this post on Instagram

Coming soon ...

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat