Pamela Anderson i takon së kaluarës, Adil Rami “shënon” sërish

Mediale Vip

Pamela Anderson i takon së kaluarës, Adil Rami “shënon” sërish

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 00:41
Pamela Anderson dhe Adil

Vetëm pak kohë më parë, lojtari francez i kishte dhënë fund lidhjes me aktoren seksi, Pamela Anderson. Megjithatë, futbollisti nuk ka humbur kohë, teksa ka nisur një lidhje tjetër me bukuroshen britanike, Kloe Sims.

Lidhjen e ka konfirmuar vetë 36-vjeçarja, e cila në një intervistë të dhënë për “Daily Mail”, është shprehur se Rami, u duk si një zotëri i vërtetë në takimin e tyre të parë.

“Ne kishim një takim shumë të bukur së bashku, i cili ishte i përsosur. Rami ishte një zotëri i vërtetë, do të takohemi përsëri brenda pak ditësh. Ai është një person shumë i bukur.”, u shpreh Kloe Sims.Ajo njihet për format e saj bombastike, të cilat shpesh herë nuk nguron t’i shpërndajë edhe në rrjetet sociale.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat