'Është si vajza ime', cila është lidhja mes 'Kaubojsit' dhe Kejvinës?

Mediale Vip

'Është si vajza ime', cila është lidhja mes 'Kaubojsit' dhe Kejvinës?

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 06:11
Kaubojsi dhe Kejvina

Ajo është një modele, ndërsa ai është një ish-deputet ose ndryshe siç preferoi të njihej nga të gjithë, politikani kaubojs. Të dy janë nga qyteti i Lezhës dhe madje kanë edhe lidhje gjaku, janë kushërinj. Bëhet fjalë për Eduart Ndocajn dhe Kejvina Kthellan, të cilët janë gjithashtu një ndër çiftet më simpatikë të Dance With Me Albania 6, fituesit e mbrëmjes së natës së fundit.

Këtë të shtunë ata ishin në studion e “Rudina”, për të folur për këtë eksperiencë të re në kërcim, por edhe për lidhjen e tyre. I pyetur për këtë të fundit, Ndocaj tregoi se përveç lidhjes së gjakut, Kejvina ishte rritur me fëmijët e tij.

“Kejvina është rritur me fëmijët e mi. Unë me të atin e Kejvinës jemi kushërinj të dytë. Kemi bashkëpunuar me të atin. Kejvina është rritur me fëmijët e mi dhe është si vajza ime”, tha Ndocaj.

“Po jemi rritur bashkë me fëmijët e xhaxhit, në Itali, dhe i thërras xhaxhi normalisht“, shtoi modelja.

Ndocaj tregoi më tej se udhëton çdo javë drejt Italisë për të takuar familjen që jeton atje. Nga ana e saj Kejvina tha që kur kishte nisur Dance With Me nuk kishte lëvizur dhe se planifikon që të udhëtojë gjithashtu drejt Italisë për pak ditë, për të takuar familjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat