Edmond Tupja rrëfen: E kam tradhtuar gruan, më rrethuan tri shtojzovalle dhe …

Mediale Vip

Edmond Tupja rrëfen: E kam tradhtuar gruan, më rrethuan tri shtojzovalle dhe …

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 07:13
Edmond Tupja

Edmond Tupja i ftuar në emisionin "Casa De Los 3s”, mes batutave dhe humorit, tha se ka tradhtuar gruan pasi e kapën tri shtojzovalle dhe e përdhunuan.

Shkrimtari i njohur shtoi se tradhtia quhet kur i partneri ose partnerja të braktis.

Edmond Tupja: "Fatkeqësisht ose fatmirësisht e kam tradhtuar por nuk kisha çfarë të bëja më kapën tri shtojzovalle, tri vajza të bukura dhe më përdhunuan. Kujdes nuk quhet tradhti. Tradhtia është fjalë shumë e rëndë. Do quaja tradhti ndaj të dashurës ose të dashurit një shmangie. Tradhtia e vërtetë është kur e braktis njëherë e përgjithmonë. Nëse dikush ka një lajthitje qoftë momentale, fizike apo shpirtërore me dikë nuk është.

Një franceze, shoqja e shoqes sime, kur isha student thoshte kur unë shoh që ai i vjen vërdallë një femre nuk e prish gjakun, se e di që do kthehet prapë. Por kur shoh një femër që i vjen vërdallë tim shoqi atëherë bëhem bishë thoshte.

Si e kam tradhtuar gruan? Çfarë tradhtie ka qenë fizike apo mendore pak rëndësi ka. E tradhtoj dhe kam e tradhtuar."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat