Almeda dhe Tolgha i bashkohen fushatës së bamirësisë “Ti je një luledielli”

Mediale Vip

Almeda dhe Tolgha i bashkohen fushatës së bamirësisë “Ti je një luledielli”

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 09:14
Almeda dhe Tolgha

“Ti je një luledielli” është një fushatë e nisur nga moderatorja shqiptare Albana Osmani, e cila ka për qëllim që të ndihmojë fëmijët në nevojë.

Kjo fushatë ka marrë një vëmendje dhe një admirim të madh në publik, duke bërë shumë fëmijë në nevojë që të buzëqeshin.

Madje kësaj fushate i janë bashkuar edhe shumë emra të njohur të skenës shqiptare, duke veshur fanellat me luledielli.

Njejtë ka bërë edhe ish ‘Miss Shqipëria’  e cila njëherit është gruaja e aktorit të njohur turk Tolgahan Sayisman, e që të dy kanë veshur fanella me luledielli që përfaqësojnë këtë fushatë bamirësie, për fëmijët në nevojë.

“Ti vesh një luledielli, fëmijët kanë një mundësi më shumë! Ju ftojmë të gjithëve të merrni një bluzë me luledielli për bamirësi” : ka shkruar Alemda në postimin e shoqëruar me një fotografi të bukur të çiftit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat