Me këto fotografi të hershme, Rita Ora e uron motrën për ditëlindje

Mediale Vip

Me këto fotografi të hershme, Rita Ora e uron motrën për ditëlindje

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 15:10
Rita, Elena Ora

Rita Ora së fundmi me anë të disa fotografive të vjetra, kur kanë qenë fëmijë, e ka uruar motrën e saj Elenën, me rastin e ditëlindjes së saj të 31-të.

Rita ka vendosur që nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, ku ndiqet nga miliona fansa të bëjë një dedikim special për motrën.

“Me shoqen time më të mirë. Shumë e lumtur që kemi ndërtuar gjëra të mëdha bashkë, nuk do të doja të festoje ditëlindjen me dikë tjetër. Urime ditëlindja motër, faleminderit që gjithnjë ke qenë në krahët e mi” , ka shkruar ajo shoqëruar me disa fotografi interesante kur ato ishin të vogla.

Image
Image

Kujtojmë që Rita është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat