Aktorja e njohur e telenovelave i jep fund beqarisë pas 11 vitesh lidhjeje

Mediale Vip

Aktorja e njohur e telenovelave i jep fund beqarisë pas 11 vitesh lidhjeje

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 15:45
Carmen Villalobos dhe Sebastián Caicedo

Aktorja e njohur e telenovelave, Carmen Villalobos dhe Sebastián Caicedo i dhanë fund beqarisë më 18 tetor pas 11 vitesh lidhje me partnerin e saj, i cili është gjithashtu një aktor.

Edhe pse dasma ishte menduar si një ceremoni private, çifti nuk kanë mundur ta mbanin të tillë, për shkak të të ftuarve VIP.

Ceremonia e martesës u zhvillua në qytetin Kartagjenë në Kolumbi dhe aktorja 36-vjeçare ngjante si një princeshë me fustanin e nusërisë të cilën e ka realizuar stilisti Jorge Duque në minutë të fundit.

Image

Ndërkohë, dhëndri kishte zgjedhur një kostum rozë të lehtë dhe dyshja e famshme ngjanin aq bukur në altar teksa i thanë “Po” njëri-tjetrit me shpresën se do të jetë përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat