Eni Koçi ka ndarë me publikun disa momente nga e Diela e saj.
Për Eni Koçin është një e dielë sportive, këngëtarja ka shfrytëzuar ditën e saj të lirë në palestër duke u përkujdesur për linjat trupore.
Ajo ndau një imazh në llogarinë e saj në Instagram ku shihet në një nga palestrat e Prishtinës, dhe në bazë të fotografisë ajo duket në formë mjaft të mirë.
Kujtojmë se gjatë javës Eni lansoi edhe projektin e saj më të ri që titullohet ‘Sekreti’ dhe nuk i ka munguar pëlqimi i publikut gjatë këtyre ditëve.