Angelina Jolie viziton Qendrën franceze të Kërkimit të Kancerit

Mediale Vip

Angelina Jolie viziton Qendrën franceze të Kërkimit të Kancerit

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 23:02
Angelina Jolie

Aktorja e njohur ka pranuar se ishte shumë e prekur nga një vizitë e fundit që ajo bëri në Institutin Curie, qendra kryesore e Francës në luftën kundër kancerit.

Angelina Jolie, e cila ka qenë e hapur për frikën e saj nga kanceri, kaloi kohë me pacientë të rinj dhe familjet e tyre, dhe gjithashtu u takua me mjekët për të diskutuar zbulimet më të fundit në hulumtimin e kancerit të gjirit dhe vezores.

"Ishte një përvojë shumë e prekshme dhe e madhe për të parë mjekë nga e gjithë bota që vinin së bashku duke provuar të gjejnë zgjidhje për kancerin, duke punuar së bashku me shumë pacientët - disa prej tyre fëmijë të vegjël - të cilët po i nënshtrohen trajtimit," tha aktorja 44-vjeçare në një deklaratë.

"Unë mund të shoh lidhjen e ngushtë që mjekët dhe ekipet shkencore kanë me pacientët dhe familjet e tyre, të cilët po luftojnë kancerin së bashku me aq shumë dashuri dhe kujdes.  Isha shumë e prekur sidomos nga një djalë që i nënshtrohej trajtimit, i cili më tha që ai kishte vendosur të bëhej mjek kur të rritet, kështu që ai mund të ndihmojë mjekët që ai i admironte aq shumë," ka shtuar Jolie.

Nëna e gjashtë fëmijëve gjithashtu vuri në dukje, se "zbulime të reja shkencore janë duke u bërë sikurse edhe trajtime të reja mjekësore”.

“Gjëja më e rëndësishme, nga përvoja ime, është të kërkoj këshilla dhe të informohem për opsionet," u shpreh aktorja.

Në vitin 2013, Jolie kishte një mastektomi të dyfishtë parandaluese, një vendim që ajo e mori pasi testet gjenetike treguan se mbante gjenin e ndryshuar BRCA1, duke e predispozuar për mundësinë e zhvillimit të kancerit të gjirit.

Dy vjet më vonë, për shkak të frikës nga kanceri, Jolie hoqi vezoret dhe tubat falopiane.    

Nëna e saj vdiq nga kanceri i vezoreve në 2007 në moshën 56-vjeç, dhe tezja e saj vdiq nga kanceri i gjirit në 2013 në moshën 61-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat