Në gusht Robert Berisha konfirmoi ndarjen nga Nora Istrefi, diçka për të cilën ata ishin përfolur prej disa muajsh.
Megjithatë ai tregoi se ata do të ruanin raporte miqësore së bashku për shkak edhe të vajzës së tyre, Renee.
Në fakt duket se kjo është plotësisht e vërtetë, sepse ata vazhdojnë të shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe në publik.
‘Prive’ ka siguruar pamje të ndryshme në të cilat shihet se Nora dhe Era Istrefi, si dhe Dj Red janë përcjellur në aeroportin e Shkupit nga Roberti.