Hygerta Sako publikon foton e rrallë me të ëmën: Dashuria e nënës është përgjithmonë

Mediale Vip

Hygerta Sako publikon foton e rrallë me të ëmën: Dashuria e nënës është përgjithmonë

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 18:52
Hygerta Sako

Hygerta Sako vazhdon ende sot e kësaj dite të ruajë bukurinë e saj njësoj si në vitin kur u shpall ‘Miss Shqipëria’.

Në fakt bukurinë e saj duket se e ka trashëguar prej personit më të afërt, të cilën ka vendosur ta prezantojë ditën e sotme.

Si asnjëherë më parë moderatorja ka publikuar në rrjete sociale një foto me nënën e saj, që është një zonjë mjaft simpatike me një buzëqeshje të ëmbël.

“Me Rina balerinën. Dashuria e nënës është përgjithmonë”, ka shkruar Hygerta në foto.

Nënë e bijë kanë shijuar një kafe bashkë dhe mesa duket të dyja kanë një lidhje shumë speciale me njëra-tjetrën.

Hygerta Sako tregohet gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj dhe rrallë ndodh që ajo të publikojë imazhe apo të flasë për njerëzit e saj më të afërt. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat