Dennis Quaid konfirmon fejesën

Mediale Vip

Dennis Quaid konfirmon fejesën

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 23:47
Dennis Quaid dhe Laura Savoie

Dennis Quaid, 65 vjeçar konfirmoi se është fejuar me 26 vjeçaren, Laura Savoie, pasi i propozoi asaj në Hawaii.

“Ndodhi në pikën më veriore të Oahu. Ishte spontane”, tha ai për Extra. “Ishte befasi”.

Ndërsa ai tha se gjithçka ndodhi rastësisht, Quaid pranoi se e kishte blerë unazën kohë më parë.

“Unë e kisha unazën në xhep. Ka qenë në plan që një muaj e gjysmë. Doja që kjo të ishte private”, tha ai.

Quaid, më parë ishte në lidhje me modelen Santa Auzins pasi martesa e tij 16 vjeçare me Kimberly Buffington mbaroi në vitin 2018.

Ai ishte gjithashtu i martuar me Meg Ryan nga 1991 në 2001 dhe P.J. Soles nga 1978 deri në 1983.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat