Si i eliminoi kilet e tepërta? Almeda Abazi zbulon ‘dietën’ pas lindjes së djalit

Mediale Vip

Si i eliminoi kilet e tepërta? Almeda Abazi zbulon ‘dietën’ pas lindjes së djalit

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 06:27
Almeda Abazi me familje

Nëse ka një pyetje që të gjithë fansat ua bëjnë nënave të reja, ajo është mbi kilogramët e marrë para, gjatë dhe pas lindjes. Disa nëna të reja tregojnë trupat e tyre shumë pak ditë pas lindjes, krenare për rezultatin që kanë arritur, të tjera, më sportive dhe më rehat me veten, nuk e kanë edhe aq problem çfarë ndodh me kilogramët e lindjes.

Në këtë grupin e fundit bën pjesë edhe Almeda Abazi, e cila është bërë nënë për herë të parë në muajin qershor dhe në vetëm pak muaj pas lindjes, duket në formë, edhe me disa kile më shumë.

Megjithatë, as Almeda nuk i përjashton dot pyetjet për kilogramët dhe “sekretin” e eliminimit të tyre. Pas lindjes së Efehan, bukuroshja e njohur shqiptare nuk ka bërë asgjë për të eliminuar kilogramët e tepërt, përkundrazi.

Edhe në një bisedë që ka bërë së fundi me fansat në llogarinë e saj në Instagram, Almeda ka shpjeguar se nuk ka bërë asnjë përpjekje për të humbur kilogramët e tepërt: “Nuk po përpiqem të humbas peshë. Për sa kohë vazhdoj të ushqej djalin me gji, do të vazhdoj të rri kështu” – shkruan ndër të tjera Almeda duke iu përgjigjur fansave të saj.

Kështu, ushqyerja me gji është prioritet për Almedën ashtu si edhe për shumë nëna të tjera si ajo, ndaj edhe shqetësimi i kileve të tepërta, nuk është në fokus të saj. Të paktën jo tani për tani. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat