Nicki Minaj martohet me Kenneth Petty

Mediale Vip

Nicki Minaj martohet me Kenneth Petty

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 08:36
Nicki Minaj

Nicki Minaj më në fund mund t’i referohet Kenneth Petty si bashkëshorti i saj, pa vënë në mëdyshje askënd.

Pasi vuri një emër të shkurtër për të përshkruar atë në të kaluarën, reperja e hitit “Super Bass”, 36-vjeçe, duket se është martuar me Petty, 41-vjeç.

Minaj bëri të ditur lajmin emocional të hënën me një video të publikuar në Instagram, ku shihen dy kapela me mbishkrimin Bride dhe Groom, që në shqip do të thotë ‘nusja’ dhe ‘dhëndrri’.

Për të bërë lajmin edhe më të fuqishëm, në postimin e saj është shkruar, “Onika Tanya Maraj-Petty 10.21.19”, duke iu referuar emrit të saj zyrtar dhe ditën kur dyshja zgjodhën të martoheshin.

Më 12 gusht, në episodin e Queen Radio Show, Minaj bëri të ditur se do martohet brenda ’80 ditëve’.

Edhe pse ajo e bëri atë publike, ylli amerikan tregoi se është duke u marrë me muzikë dhe albumin e saj të ri. “Unë duhet të punoj në albumin tim dhe kam shumë për t’u përqendruar në atë që nuk dua ta bëj dasmën e madhe tani”, ka thënë ajo në atë kohë. “Ne do ta bëjmë dasmën e madhe më vonë”.

Minaj përndryshe është përballur me kritika publike për romancën e saj me Kenneth, një vrasës i dënuar dhe i regjistruar për shkelje seksuale, i cili është i njohur me pseudonimin ‘Zoo’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat