Me një video provokuese, Dua Lipa paralajmëron rikthimin e fuqishëm: Ju kam munguar?

Mediale Vip

Me një video provokuese, Dua Lipa paralajmëron rikthimin e fuqishëm: Ju kam munguar?

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 21:32
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë edhe për shumë gjatë, pasi shumë shpejt 24-vjeçarja do të sjellë në treg albumin e saj më të ri.

I cilësuar si një “epokë e re” në karrierën e saj, albumi i dytë i Dua Lipës do të ketë një përmbajtje tejet të veçantë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Miss me?

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Për këtë arsye, artistja shqiptare fshiu gjithçka nga postimet e saj në rrjetet sociale Instagram dhe Twitter, duke zhdukur të gjitha shenjat nga e kaluara, për t’i lënë vendin një “epoke të re” të karrierës së saj.

Së fundmi, artistja Lipa publikoi në Instagram një video të re, ku shfaqej mjaft provokuese në një kostum të shkurtë ngjyrë të verdhë, ndërsa vuri në pah linjat atraktive trupore.

E njëjta ka rrëmbyer vëmendjen me dukjen e saj atraktive prej biondeje, ndërsa promovonte rikthimin e saj të fuqishëm në treg.

“Ju kam munguar?”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e videos, duke bërë të ditur kështu se jemi vetëm pak ditë larg nga koha kur ajo do të rikthehet.

Në fakt, kënga e parë e albumit të saj të dytë, pritet të publikohet më 1 nëntor 2019. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat