Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana ja dedikon gjithçka vajzës së tyre

Mediale Vip

Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana ja dedikon gjithçka vajzës së tyre

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 23:05
Mozzik dhe Loredana

Javët e fundit lajmi i cili morri vëmendjen e të gjithëve ishte ndarja e dy reperëve Mozzik dhe Loredana e deklaratat që ata bënë në llogaritë e tyre individuale në ‘Instagram’, fill pas ndarjes.

Duket se gjërat midis dyshes nuk kanë mundur të qetësohen akoma, pasi Mozzik pritet të sjellë projektin e tij më të fundit muzikor me titull ‘Dhelpër Dinake’, e cila sipas fansave është një dedikim për ish-partneren e tij.

Nga ana tjetër, duket se Loredana është duke shijuar sukseset e albumit të saj më të fundit, për të cilin dhe është vlerësuar me çmime të ndryshme.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

So nebenbei HANA ist mit kein Plan auf 1! Alles nur für dich HANA! @hanaaliu ? @win_creating_images

A post shared by Loredana (@loredana) on

Së fundmi ajo ka publikuar një foto me vajzën e vogël në krahë, aty ku dhe ka treguar se çdo arritje të sajën ja dedikon asaj.

“Çdo gjë për ty Hana”, shkruan këngëtarja në postimin e fundit në ‘Instagram’ ku ka zbuluar se është vlerësuar me një tjetër çmim.

Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana njoftoi gjithashtu se do ta vazhdojë e vetme turin e saj të quajtur ‘Bonnie&Clyde’, ndërsa theksoi që tashmë është një nënë beqare dhe se do i duhej të punojë shumë fort për vajzën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat