Rita Ora nuk njihet më, ndryshon pamje tërësisht

Mediale Vip

Rita Ora nuk njihet më, ndryshon pamje tërësisht

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 23:17
Rita Ora

Rita Ora ka nisur xhirimet për filmin e saj të ri “Oliver” dhe për këtë shkak ka vendosur të ndryshojë ‘look’ tërësisht.

Artistja e njohur i ka lënë të gjithë pa fjalë me ndryshimin e papritur në pamje.

Rita ka hequr dorë nga flokët e saj biond dhe i është rikthyer një ‘look-u’ të viteve të mëparshme.

Ajo i ka lyer flokët në ngjyrë kafe dhe i ka stiluar me gërsheta.

Për një kohë të gjatë Rita është shfaqur me flokët e lyer në bionde platin për një kohë të gjatë, ndaj ky ndryshim i “shokoi” të gjithë.

Nuk dihet nëse ky ‘look’ do të jetë i përhershëm apo vetëm për xhirimet e filmit, por edhe në këtë formë artistja duket mjaft bukur.

Në fakt Ora nuk është e vetmja që ka freskuar pamjen e saj për këtë sezon, pasi shumë personazhe të njohur kanë vendosur të errësojnë ngjyrën e flokëve duke u përshtatur më shumë me stinën e vjeshtës. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat