Nicki Minaj konfirmon martesën, askush nga fansat nuk e mbështet

Mediale Vip

Nicki Minaj konfirmon martesën, askush nga fansat nuk e mbështet

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 23:42
Nicki Minaj dhe Kenneth Petty

Ditën e djeshme Nicki Minaj konfirmoi publikisht se është martuar me reperin 36-vjeçar, Kenneth Petty.

Ajo publikoi në rrjete sociale një video dhe tregoi se ka ndryshuar mbiemrin e saj, duke i shtuar atë të bashkëshortit.

“Onika Tanya Maraj-Petty 21.10.2019”, ka shkruar Nicki në postimin e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

???????? Onika Tanya Maraj-Petty 10•21•19

A post shared by Barbie (@nickiminaj) on

Por duket se ky vendim i reperes nuk i ka kënaqur fansat, sepse atyre nuk ju pëlqen e shkuara kriminale e partnerit të saj.

Në vitin 1995 ai u akuzua për keqtrajtim të një vajze 16-vjeçare dhe u dënua me 18-54 muaj burg, por nuk dihet se sa kohë ai kaloi atje.

Më pas në 2006 reperi qëlloi për vdekje një burrë dhe u dënua me 10 vite burg, por vuajti vetëm 7 vite.

Ai u lirua në maj të 2013-tës dhe ka qenë nën mbikqyrje deri në maj të këtij viti.

Megjithatë duket se këto fakte nuk ndikojnë aspak në jetën e Nicki-t, sepse ajo ka treguar se nuk i interesojnë fjalët e të tjerëve, sepse ndihet e lumtur në krahët e Kenneth Petty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat