Rezarta Shkurta uron vajzën me kujtimet më të bukura: Faleminderit për dashurinë që na dhuron çdo ditë

Mediale Vip

Rezarta Shkurta uron vajzën me kujtimet më të bukura: Faleminderit për dashurinë që na dhuron çdo ditë

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 15:09
ezarta Shkurta

Ditën e sotme Rezarta Shkurta feston 6-vjetorin e lindjes së vajzës së saj të vetme, Hera Hoxha. Për ta surprizuar në mënyrën më të bukur vajzën e saj, Rezarta ka përgatitur një festë në mesnatë. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën shihet duke e uruar Herën me një tortë me fishekzjarre dhe surprizuar me dhurata të shumta.

Rezarta ka publikuar edhe disa kujtime nga vitet e shkuara, nga periudha të ndryshme të rritjes së Herës. Përkrah videove ajo ka bërë një urim shumë special për vogëlushen, duke e falenderuar për gjithçka që ajo ju ka dhuruar. “Faleminderit bebja jonë që na mësove dashurinë më të madhe në botë… Faleminderit për dashurinë që na dhuron çdo ditë! Të duam në pafundësi mami dhe babi”, ka shkruar Shkurta përkrah videove më të ëmbla.

Rezarta ka folur shpesh për lidhjen e ngushtë që ka me vajzën dhe madje për biznesin e saj është frymëzuar nga vogëlushja.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat