Aktorja e njohur e telenovelave jep lajmin e ëmbël: Shtatzënë për herë të dytë

Mediale Vip

Aktorja e njohur e telenovelave jep lajmin e ëmbël: Shtatzënë për herë të dytë

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 16:52
Ana Layevska

Aktorja e njohur e telenovelave Ana Layevska është shtatzënë për herë të dytë. 37-vjeçarja e njohur e dha lajmin e gëzuar nëpërmjet një videoje të publikuar pak orë më parë në Instagram, ku shfaqej krah bashkëshortit dhe vajzës së vogël.

Ana, bashkëshorti dhe vajza e tyre filmuan momentin kur të tre zbuluan gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë, që do të jetë djalë.

“Jemi shumë të lumtur që ti po vjen. Shumë shpejt do të jemi 4. Një dhuratë më shumë për ne dhe motrën tënde”, shkruan aktorja simpatike.

Ana dhe bashkëshorti i saj Rodrigo kurorëzuan dashurinë në martesë në vitin 2014 dhe kanë një vajzë të vogël të quajtur Masha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat