Pas largimit nga ‘Digitalb’, Jonida Vokshi zbulon projektin e saj më të ri

Mediale Vip

Pas largimit nga ‘Digitalb’, Jonida Vokshi zbulon projektin e saj më të ri

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 18:47
Jonida Vokshi

Në gusht të këtij viti, Jonida Vokshi paralajmëroi largimin nga “Digitalb”, duke shprehur publikisht mirënjohjen për stafin që e ndihmoi në rrugëtimin e saj.

Ajo tregoi se disa projekte në rrafshin profesional dhe personal e shtynë që të merrte këtë vendim kaq të vështirë.

Në fakt Jonida bëri me të vërtetë një hap të madh në jetën e saj, duke qenë se në shtator kurorëzoi dashurinë me producentin e aktorin nga Kosova, Besnik Krapi.

Ndërkohë së fundmi Vokshi ka zbuluar projektin më të ri profesional, i cili duket se është mjaft i rëndësishëm për të.

Jonida ka treguar ditën e sotme se është bërë pjesë e platformës ‘online’ për video, “Gjirafa Video”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Zgjodha kete spot, sepse nga me shume se 60 qe kam realizuar per DIGITALB, ky eshte me i dashuri per mua. Ndersa, ky postim nder me te veshtiret dhe me te rendesishmit qe kam bere per ju. Projektet afatgjate qe kam perpara, ne rrafshin profesional dhe personal kane bere qe une nga shtatori e tutje te terhiqem nga DIGITALB – shtepia ime per dhjete vitet e fundit. Ky nuk ka qene nje vendim i lehte per mua. Nga zemra falenderoj secilin bashkepunetor ne DGA per nje rrugetim te paharrueshem te perbashket dhjetevjecar. Te mbushur me vlera artistike, mbeshtetje profesionale dhe plot gjera te tjera te bukura, sa edhe ky spot. Mbase nje dite do jemi bashke serish, por deri atehere une kam vendosur te vazhdoj me projekte te tjera te cilat shume shpejt do ti kuptoni. Ne fund, ju falenderoj JUVE qe keni qene me mua dhe me keni perkrahur dhe shkruar pa fund pergjate ketij rrugetimi. JU FALEMINDERIT ndjekes e miq te mite??❤ Ju ftoj ne rrugetimin tim te ri duke ju premtuar gjera edhe me te bukura!?

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

Në këtë platformë janë publikuar të gjitha seritë e serialeve më të njohur në Kosovë, telekomedive, emisione dhe filma.

Jonida është shprehur shumë e kënaqur që i është dhënë mundësia të bëhet pjesë e saj, pa zbuluar konkretisht se çfarë roli do të ketë aty.

Ajo ka treguar se për këtë projekt ka punuar shumë dhe është mjaft entuziaste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat