Ish i dashuri i Kylie Jenner, i “fiksuar” pas modeles shqiptare

Mediale Vip

Ish i dashuri i Kylie Jenner, i “fiksuar” pas modeles shqiptare

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 21:59
Kylie Jenner

Ish banorja e Big Brother, modelja Armela Hyseni është shumë aktive në rrjete sociale ku vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj postime nga më të ndryshmet.

Përpos fansave shqiptarë, një reper i njohur amerikan përcjell me vëmendje çdo foto të saj.

Bëhet fjalë për Tygën, i cili nuk lë ‘story’ në Instagram pa i vëzhguar. Këtë e ka treguar vetë Armela, përmes një postimi të bërë.

Ajo ka zbuluar se reperi i shikon gjërat që ajo hedh në rrjete sociale dhe ka shkruar: ‘Të shikoj zemër’.

Kujtojmë që Tyga është përfolur shumë në media së fundmi, pasi fillimisht u aludua te ishte arsyeja për ndarjen e Kylie Jenner nga Travis.

Aludime që kanë rezultuar gënjeshtra, pasi Kylie dhe Travis janë ribashkuar duke hedhur poshtë thashethemet.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat