FBI shoqëron Eminem, shkak një këngë kundër Presidentit Trump

Mediale Vip

FBI shoqëron Eminem, shkak një këngë kundër Presidentit Trump

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 18:05
Eminem

Që Eminem nuk kishte ndonjë mendim të mirë për presidentin Donald Trump, kjo dihej. Por askujt nuk i kishte shkuar në mendje, thonë mediat e huaja, se tekstet e reperit, të cilësuara si “kërcënuese“ në drejtim të kreut të shtetit, do të tërhiqnin vëmendjen e shërbimeve sekrete amerikane, të cilat e paskan marrë në pyetje këngëtarin janarin e vitit 2018.

Lajmin e bëri të ditur tani site-i informative, BuzzFeed, i cili ka gjetur disa dokumente që dëshmojnë marrjen në pyetje të Eminemit. Këngët e shënjestruara ishin “ Framed“, ku emri i vajzës së trumpit, Ivanka, shfaqet në një fjali me përmbajtje të dhunshme, dhe “ The Storm“, i regjistruar për BET Hip Hop Aëards 2017. “Framed“ është pjesë e albumit “Revival“, ky reperi vihet në rolin e një serial killer-I me personalitet të shumëfishtë, i cili pyet veten sesi përfundoi në bagazhin e makinës së tij trupi i Ivanka Trumpit.

Sipas BuzzFeed, pas publikimit të albumit, shërbimet sekrete ishin paralajmëruar nga një punonjës i tabloidit TMZ, i cili i kishte kërkuar që FBI-ja të hetonte vargjet kërcënuese që Eminemi kishte shkruar kundër Ivanka Trumpit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat