Rilindja e Selena Gomez

Mediale Vip

Rilindja e Selena Gomez

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 06:21
Hailey Baldwin, Selena Gomez dhe Justin Bieber

Selena Gomez duket se i ka mbyllur përfundimisht llogaritë më të shkuarën.

Nisi në qershor me fshirjen e të gjitha fotove me ish të dashurin Justin Bieber dhe përfundon tani me publikimin e dy këngëve të reja. E para, ‘Lose You To Love Me’, duket se i dedikohet historisë se komplikuar me këngëtarin Bieber, edhe pse vetë ajo e ka mohuar.

Por teksti i kësaj kënge nuk arrin të fshehë asgjë, që nga problemet mes tyre deri tek lidhja e shpejtë dhe martesa e Bieber me modelen Hailey Baldwin.

Menjëherë reagimi i bashkëshortes së Bieber që publikon një këngë me titull “I’ll kill you”, të cilin fansat e kanë marrë si kërcenim ndaj Gomez.

Por Selena publikon këngën e dytë “Look At Her Now”, ku tregon një vajze të rilindur dhe dëshirën për të ecur para dhe duke lënë pas historinë që i mori disa vite, siç thotë vetë ajo në këngë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat