“Në muzikë ka korrupsion”, reperi i njohur flet për largimin nga “Babastars” dhe rikthimin e mundshëm te “Skillz” - Bota Sot
“Në muzikë ka korrupsion”, reperi i njohur flet për largimin nga “Babastars” dhe rikthimin e mundshëm te “Skillz”

Mediale Vip

“Në muzikë ka korrupsion”, reperi i njohur flet për largimin nga “Babastars” dhe rikthimin e mundshëm te “Skillz”

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 22:35
Skivi

Reperi i njohur nga Kosova, Visar Shala, i njohur me emrin e artit Skivi, ka folur së fundmi rreth projekteve të reja muzikore që pritet të dalin në muajin nëntor.

Gjatë një interviste, Skivi zbuloi se ende nuk është ndarë nga “Babastars” dhe se la hapur mundësinë e një rikthimi me grupin “Skillz”, pas 13-viteve.

“Nëse rikthehemi nuk kemi nevojë për grup të ri pasi emri është, “Skillz”. Kjo pyetje është shumë e shenjtë, zyrtare nuk mund t’ju jap për momentin asgjë por pse jo? Ju mund të pyesni dhe Ledri Vulën ose menaxherin e tij”, tha Skivi, duke shtuar se ishte takuar me reperin e njohur.

I pyetur se me cilin mban ende kontakt Skivi nga djemtë e Babastars, ai u shpreh: “Me dikë pak më shumë me dikë pak më pak, ama me të gjithë mbaj kontakt, pasi si grup linder kemi treguar shembull në tokat shqiptare. Ne kemi tregu intergritet kulturë, pasi kur vjen puna për ndarje kemi ditur me u nda dhe për të qënë shembull për të ardhmen, pasi kemi parë raste në të kaluarën që janë ndarë shumë keq”.

Ndërsa i pyetur rreth deklaratës se tij, se po punon për të rinjtë me çmime të ulëta, reperi i njohur u  shpreh se më datë 1 nëntor ka për të filluar punën me studio, me grup, me artista të rinjë, më çmime për artista që kanë nevojë.

“Thjesht debutim sa më të lehtë për artistin, jo një komplikim, pasi ajo që kemi parë në idustrinë e muzikës ka shumë korrupsion duhet të dalë dikush me fol shumë. Nuk e di a jam unë njeriu i duhur që kam për t’i ndrequr këto sene të mëdhaja, ose unë në bashkëpunim me një tjetër për t’i shpalosur gjith të këqijat që ekzistojnë në industrinë tonë për t’u dhënë më shumë hapësira për të rinjtë që duan të merren me muzikë. Mezi po pres, besoj se në 1 nëntor fillojmë punën”, u shpreh Skivi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat