Më në fund Adele tregon sekretin e dietës që e dobësoi kaq shumë!

Mediale Vip

Më në fund Adele tregon sekretin e dietës që e dobësoi kaq shumë!

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 11:53
Adele

Këngëtarja e famshme Adele po i nxjerr “si me grep“ sekretet e dobësimit të saj. Ajo ka humbur mjaft peshë, dhe u tha se ajo është kthyer në një adhuruese të Pilates-it, i cili e ka ndihmuar shumë të heqë ca nga kilogramet e tepërta.

Por nuk qenka vetëm kaq: pamja mbresëlënëse e saj në festën e datëlindjes së 33-të të reperit Drake e cila u mbajt në studiot e Goya në Hollywood, duket i detyrohet dhe një diete të cilën e ka ndarë edhe me ndjekësit e vet.

Dailymail shkruan se Adele ka mbajtur një dietë që quhet Dieta e Sirtfood dhe përfshin ushqime gruri me pak kalori, proteina, fruta dhe lëngje jeshile. Ndjekësit e dietës lejohen të marrin vetëm 1 mijë kalori në ditët e para të saj, ndërsa në ditët e fundit lejojnë që ndjekësit të marrin deri në 1 mijë e 500 kalori. Përveç kufizimit në ushqim, Adele bën edhe 60-minuta ushtrime që përfshijnë kardio, trajnime dhe Pilates.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat