Kate, një kunatë për t’u pasur zili. Veprimi i saj pas intervistës prekëse të Meghan duhet vlerësuar

Mediale Vip

Kate, një kunatë për t’u pasur zili. Veprimi i saj pas intervistës prekëse të Meghan duhet vlerësuar

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 20:55
Kate dhe Meghan

Pak javë më parë, gjatë një interviste për dokumentarin “Harry & Meghan: An African Journey”, Meghan Markle u shpreh e prekur nga mënyra si mediat kishin ushtruar presion mbi të duke thënë shpesh edhe gjëra të pavërteta. Ajo tregoi se e kishte vuajtur shumë këtë pjesë dhe se askush nuk e pyeste nëse ishte mirë, por vetëm e sulmonin.

“Çdo grua, veçanërisht kur ato janë shtatzënë, bëhen më të ndjeshme, prandaj çdo gjë u bë më e vështirë. Më pas me një të porsalindur, e dini vetë... Sidomos për një grua, është shumë”, -është shprehur Meghan e prekur gjatë intervistës.

Mes shumë njerëzve që kanë shprehur solidaritetin me dukeshën ka qenë edhe kunata e saj, Kate. Një ekspert mbretëror, i quajtur Phil Dampier, ka bërë të ditur se Kate i ka dhënë një këshillë dukeshës. Sipas Dampier, Kate mësohet t’i ketë thënë Meghan-it se çdo anëtar i familjes mbretërore, përfshirë edhe Kate-in, përballet me periudha dhe situata të vështira me shtypin. Por, gjëja më e rëndësishme është të mësojë nga gabimet dhe vazhdojë përpara.

Po ashtu, eksperti është shprehur se Kate ka vendosur t’i qëndrojë pranë Harry-t dhe Meghan-it në këtë periudhë dhe po mundohet të rregulllojë marrëdhënien mes dy vëllezërve, William dhe Harry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat