Fytyrë e lodhur dhe sy të fryrë; Bella Hadid sapo ndau me ne trukun më të thjeshtë për të evituar këto probleme

Mediale Vip

Fytyrë e lodhur dhe sy të fryrë; Bella Hadid sapo ndau me ne trukun më të thjeshtë për të evituar këto probleme

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 15:46
Bella Hadid

Ajo mund të rrijë në fluturim për rreth 20 orë, e menjëherë sapo të prekë tokën do t’i duhet të vrapojë në hotel për t’u bërë gati për eventin apo sfilatën e radhës.

Ndonëse për shkak të profesionit Bella Hadid është e kujdesshme në zgjedhjen e ushqimin, stili i saj i jetesës nuk i lë supermodeles së pasaralave luksin për të patur një kujdes maksimal në orare të caktuara për lëkurën.

Por, duket se Bella e ka një zgjidhje për rastet emergjente. Kur është e lodhur, pa gjumë, me lëkurë pajetë e sy të fryrë, duket se Hadid ja beson freskinë e lëkurës vetëm një cope akulli.

Grimieri i njohur Sam Visser e ka këshilluar Bellan, që gjithmonë para një seti fotografik, apo sfilate duhet të bëjë një masazh fytyre prej disa minutash me një copë akulli.

Në këtë mënyrë lëkura do të ndihet më e tendosur dhe pjesët e fryra (rrathët poshtë syve) apo inflamacionet e ndryshme të fytyrës do të ulen.

Pra ç’prisni vajza, vraponi për tek frigoriferi dhe provoni trukun e Bella Hadid!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat