Njihet për jetën e tij luksoze, ja sa lekë mban në xhep Noizy

Mediale Vip

Njihet për jetën e tij luksoze, ja sa lekë mban në xhep Noizy

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 16:28
Noizy

Noizy është padyshim një nga reperët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptare dhe këngët e tij kthehen hite duke u dëgjuar kudo, në klube, në rrugë e në lokale.

Gjithë ky sukses ka sjellë edhe të ardhura shumë të mira për Noizyn i cili mbahet si një nga reperët më të pasur.

Dhe meqënëse jemi tek paratë, Noizy me postimin e fundit ka zbuluar sa para mban në xhep.

Reperi ka dashur të përcjellë një mesazh për ata që vishen me rroba të shtrenjta duke treguar se ai vetë mban veshur tuta 50 euro, por në xhep ka 950 euro.

"Vesh një palë tuta 50 euro dhe në xhep kam 950 euro. Jo tuta 950 euro dhe në xhep 50 euro. Mos u varfëroni duke tentuar të dukeni të pasur", shkruan Noizy.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat