Luana Vjollca i bën ftesën më interesante Edi Ramës

Mediale Vip

Luana Vjollca i bën ftesën më interesante Edi Ramës

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 22:26
Luana Vjollca dhe Edi Rama

Një natë e frikshme Halloween-i në “Shiko kush Luan” por si gjithmonë me shumë adrenalinë, spontanitet dhe situata interesante.

Shpesh jemi mësuar që spektaklin e vërtetë ta dhurojnë të ftuarit e emisionit, mirëpo Luana Vjollca pëlqen që hera herës të marrë edhe ajo rolin e tyre duke u përfshirë në përgjigje dhe lojëra interesante. Kështu sigurisht njohim më mirë moderatoren por edhe formati bëhet më i këndshëm.

Këtë herë, në lojën “Karamele dhe Dënime” Luana Vjollca i ka kthyer përgjigje të drejtëpërdrejtë pyetjes: “Nëse Kryeministri Edi Rama po ju sheh tani, çfarë do t’i kërkonit?” duke thënë: “Kryeministri të vijë këtu në ‘Shiko kush Luan’ dhe t’ja bëjmë pyetjet live” – ka përfunduar moderatorja.

Një ftesë e hapur për kryeministrin Rama në emision nga e ‘zonja e shtëpisë’. Duke njohur natyrën sportive të Ramës, padyshim që do të ishte super spektakël nëse i përgjigjet positivisht ftesës së Luana Vjollcës e cila jo më kot e shprehu hapur këtë dëshirë. Ndoshta plane interesante ka për puntatat e ardhshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat