‘Sherr’ në estradë, Samanta reagon ndaj Zerkës – thumbon edhe Ronela Hajatin

Mediale Vip

‘Sherr’ në estradë, Samanta reagon ndaj Zerkës – thumbon edhe Ronela Hajatin

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 13:33
Samanta

Samanta i ka reaguar Zerkës pasi ky i fundit tha se ajo nuk e meriton famën që ka.

Këngëtari Young Zerka mbrëmë (e shtunë), në mesin e shumë artistëve shqiptarë ishte i pranishëm në emisionin “Shiko Kush Luan”.

Në një nga lojërat, Zerka ishte i ‘detyruar’ të qëlloj emrin e një artisti që mendon se nuk e meriton famën që ka dhe zgjodhi Samanta Karavellën.

E kjo e fundit i ka reaguar direkt Zerkës nëpërmjet Instagramit dhe e ka thumbuar edhe Ronela Hajatin.

“Nuk të shkojnë armët ty, karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia.Eh pra, ‘pas një buri’ (pa rr) fshihet një grua e suksesshme si e jotja”, ka shkruar ndër të tjera Samanta.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat