MC Kresha drejt kurorëzimit, zbulohet vajza që ia ka marrë zemrën

Mediale Vip

MC Kresha drejt kurorëzimit, zbulohet vajza që ia ka marrë zemrën

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 19:23
MC Kresha

Se nga MC Kresha ka të reja në jetën private, kjo dihet tash e disa muaj.

Përgjatë verës u përfol se reperi do të kurorëzojë dashurinë në Shtator teksa më pas dyshimet u shtuan edhe nga prania e Kreshës krah një bjonde misterioze në një prej restoranteve në Shqipëri me rastin e ditëlindjes.

Por, cila është e vërteta? Prive  ka arritur të mësojë se reperi i njohur i ‘PINT’ është tash e disa muaj në lidhje me një vajzë të quajtur Erzina dhe shumë shpejt do e çojë lidhjen në një tjetër stad.

“Kresha është bashkë me Erzinën tash e një kohë dhe do të kurorëzojnë dashurinë në muajin dhjetor. Madje, çifti e ka caktuar edhe datën për eventin”– i kanë thënë portalit tonë burime tejet të sigurta.

Të njejtat burime të kanë zbuluar se kurorëzimi i dashurisë mes çiftit është planifikuar tejet privat dhe me një rreth të ngushtë.

Teksa për këtë pjesë nuk ka më dyshime, kurreshtja është për vajzën që i ka vjedhur zemrën reperit pas kaq kohësh nga momenti i fundit kur kemi dëgjuar për një lidhje serioze.

Prive mëson se Erzina me banim në Kanada një vit më parë është kthyer në Kosovë me punë duke qenë menaxherja kryesore e brendit ‘Zara’ pas një përvoje të dëshmuar menaxheriale përtej oqeanit. Qëndrimi në Kosovë duket të ketë qenë koha kur çifti janë takuar për herë të parë për të nisur një lidhje e cila po shkon drejt kurorëzimit.

Ndërkohë, në tentim për ta kontaktuar, reperi ka qenë jo i qasshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat