Khloe Kardashian tregon se nuk ka nevojë për një burrë: Unë jam e dashuruar me vajzën time - Bota Sot
Khloe Kardashian tregon se nuk ka nevojë për një burrë: Unë jam e dashuruar me vajzën time

Mediale Vip

Khloe Kardashian tregon se nuk ka nevojë për një burrë: Unë jam e dashuruar me vajzën time

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 21:00
Khloe Kardashian me vajzën

Për herë të parë Kim, Kourtney dhe Khloe Kardashian janë bërë bashkë për të treguar më shumë rreth modës, fëmijëve dhe jetës së tyre në një emision. Khloe ka folur edhe për diçka tepër private, nëse është gati të krijojë një lidhje tjetër.

“Ti ke treguar hapur se nuk ke je gati për një lidhje të re, por kur të jesh gati, si dëshiron të jetë i dashuri yt”, e ka pyetur moderatorja Adrienne Bailon, Khloe Kardashian.

“Nëse është diçka natyrale, jam në rregull. Por, unë tani jam tërësisht e dashuruar me vajzën time, True dhe nuk ndjehem e paplotësuar. Jam shumë mirë dhe e lumtur dhe e dashuroj këtë gjë. Mendoj se gjëja më e rëndësishme nuk është të zgjedh një lloj të dashuri, unë dua vetëm të jetë dikush që është në të njëjtin ‘vibe’ me mua”, është shprehur Khloe.

Ylli i ‘Kepping Up With The Kardashians” është beqare që prej ndarjes nga basketbollisti, Tristan Thompson, që është edhe babai i vajzës së saj. Ata të dy i dhanë fund marrëdhënies pasi Tristan u përfshi në një skandal tradhëtie me miken e ngushtë të familjes Kardashian, Jordyn Woods.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat