Zbulohet tematika, ja çfarë do të ketë në qendër të “Met Gala 2020” - Bota Sot
Zbulohet tematika, ja çfarë do të ketë në qendër të “Met Gala 2020”

Mediale Vip

Zbulohet tematika, ja çfarë do të ketë në qendër të “Met Gala 2020”

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 06:42
Kylie, Kim dhe Kendall

Tema e “Met Gala” sapo është zbuluar dhe ashtu si çdo herë tjetër është mjaft e veçantë. “Met Gala 2020” do të ketë si tematikë “Koha: Moda dhe Kohëzgjatja” dhe sipas “New York Times” është inspiruar nga novelat e Virgina Woolf dhe teoritë e shekullit të 20-të të filozofit francez Henri Bergson.

“Doja të bëja një ekspozitë të përqëndruar tek koleksioni, por jo një ekspozitë tradicionale mjeshtërie. Diçka që lidhet me një periudhë të caktuar historike dhe për atë që njerëzit po flasin tani”, ka thënë kuratori i Muzeut Metropolitan të Artit, Andrew Bolton.

Vitin tjetër shënohet 150-vjetori i mbrëmjes më të madhe të modës, që do të mbahet në 7 maj. Tashmë të gjithë po presin me padurim të shohin se çfarë do të veshin personazhet e njohur këtë herë, duke qenë se çdo vit kanë arritur të rrëmbejnë vëmendjen e të gjithëve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat