U tha se i bëri ‘diss’ Mozzikut, vjen reagimi nga Noizy - Bota Sot
U tha se i bëri ‘diss’ Mozzikut, vjen reagimi nga Noizy

Mediale Vip

U tha se i bëri ‘diss’ Mozzikut, vjen reagimi nga Noizy

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 16:15
Noizy

Noizy ka reaguar pasi u tha se ka ‘thumbuar’ Mozzikun për këngën e fundit.

Gjatë mbrëmjes Mozzik publikoi projektin e tij më të ri muzikor ‘Dhelpër dinake’ këngë kjo që zgjoi menjëherë interes tek publiku.

Pas publikimit të klipit, në rrjete sociale filloi të flitej se Noizy i ka bërë ‘diss’ Mozzikut kinse ai ka kopjuar reperin nga Shqipëria për klipin e këngës së re.

Image

Por tani Noizy ka reaguar me një postim në Instagram ku shihet duke thënë se “Faqet dojn mi fut njerzit nsherr, të gjitha i kam bllok”, kështu ai demanton lajmet për një ‘diss’ ndaj Mozzikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat