Chrissy Teigen kërkon falje për shakanë lidhur me shpenzimet e nënës së saj

Mediale Vip

Chrissy Teigen kërkon falje për shakanë lidhur me shpenzimet e nënës së saj

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 21:11
Chrissy Teigen me nënën e saj

Chrissy Teigen ka kërkuar falje për një shaka që ajo e bëri lidhur me zakonet e nënës së saj për shpenzime.

33 vjeçarja u kritikua nga disa prej ndjekësve të saj në rrjete sociale pasi ajo bëri një post në Twitter për nënën e saj Vilailuck Pepper – Teigen.

Ajo tha se nëna e saj ”vazhdimisht blen AirPods të reja dhe gjithmonë i humb ato”.

Disa nga ndjekësit e Chrissy nuk e kuptonin  në realitet se çfarë do të thoshte me reagime të tilla ndaj dhe e kritikuan se ajo ka nevojë të bënte më mirë.

Chrissy është e martuar me kantautorin John Legend dhe çifti janë prindër të fëmijëve Luna, tre vjeç dhe Miles, shtatëmbëdhjetë muaj.

Kohët e fundit u raportua se babai i Chrissy, Ron Teigen kishte bërë kërkesë për divorc nga Vilailuck.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat